Rodrygo mund të largohet nga Reali për një ofertë të kënaqshme - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Rodrygo mund të largohet nga Reali për një ofertë të kënaqshme

    Insajderi
    29 April 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës që vjen, duke nisur nga trajneri e më poshtë.

    Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe humbja në finale të Copa del Rey nga Barcelona ishin goditje të rënda për “Los Blancos”, të cilët po ashtu mund të mbesin edhe pa titull të kampionit në La Liga, ku kanë mbetur prapa Barcelonës.

    E njëri prej atyre që mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll është edhe ylli brazilian, Rodrygo.

    Sipas emisionit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, me një ofertë të kënaqshme, kampioni aktual spanjoll, evropian dhe botëror mund të heq dorë nga futbollisti ofanziv, Rodrygo.

    Lojtari i krahut dëshiron ta ndërrojë mjedisin gjatë verës që po vjen dhe këtë sezon ka bërë paraqitje jo fort të kënaqshme në “Santiago Bernabeu”.

    Krahas trajnerit Carlo Ancelotti, flitet se edhe njëri prej tre yjeve të sulmit, Vinicius Junior dhe Rodrygo mund të largohet, ndërsa ky i dyti duke më në “pole-position” për t’u përshëndetur me “Merengues”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark