Ylli i Pink Flyd – një mbështetës i rëndësishëm i bojkotit dhe sanksioneve kundër Izraeli që nga fillimi, 10 vite më parë – thotë se duke parë vetën teksa është etiketuar si një nazist dhe anti-semit i ka shtyrë të tjerët që të heshtin rreth çështjes Palestinë-Izrael.
“Reagimi i vetëm ndaj aktivistëve për bojkot ndaj Izraelit është se ne jemi anti-semitik”, tha Waters për “The Independent” gjatë intervistës së parë për mediat britanike lidhur me angazhimin si aktivist i Izraelit.
“Unë e dit këtë, sepse un kam qenë i akuzuar si nazist dhe një anti- semitik gjatë këtyre 10 viteve”, thotë Waters, raporton Insjaderi.
Por jo të gjithë muzikantët sipas tij, kanë guxim të përballen me këto etikete.
“Industria e muzikës ka pak figura ngrinin zërin kundër Izraelit. Jam unë, Elvis Costelloi, Brian Eno, Manic Street Preachers ose edhe dy a tre emra të tjerë por askush në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk guxojnë të flasin hapur. Kam folur me shumë kolegë të mi dhe ata janë të frikësuar të flasin”, tha Waters.
“Nëse ata thonë diçka publikisht karriera e tyre do të marrë fund. Ata do të shkatërrohen. Jam duke shpresuar dhe inkurajuar disa prej tyre që të mos kenë frikë të flasin sepse kemi nevojë për ta. Ne kemi nevojë për ta ashtu sikurse atëherë kur muzikantët iu bashkuar protestës për rastin e Vietnamit”, shtoi muzikanti.
Waters e krahason trajtimin që Izraeli i bënë palestinezëve me atë të aparteidit në Afrikën e Jugut.
“Mënyra sesi aparteidi në Afrikën e Jugut i ka trajtuar popullsinë e saj me ngjyrë, duke pretenduar se ata kishin një lloj autonomi ishte një gënjeshtër”, tha ai, në një intervistë të gjatë për gazetën britanike.