Rogozin: Rusia mund të shkatërrojë të gjitha vendet e NATO’s për gjysmë ore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rogozin: Rusia mund të shkatërrojë të gjitha vendet e NATO’s për gjysmë ore

    Insajderi
    09 May 2022 - 00:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rogozin: Rusia mund të shkatërrojë të gjitha vendet e NATO’s për gjysmë ore

    Kreu i agjencisë hapësinore të Kremlinit, Dmitry Rogozin, u shpreh i bindur se Rusia mund të shkatërrojë të gjitha vendet e NATO’s ‘për gjysmë ore’.

    “Në një luftë bërthamore, vendet e NATO’s do të shkatërrohen nga ne brenda gjysmë ore. Por ne nuk duhet ta lejojmë atë, sepse pasojat e shkëmbimit të sulmeve bërthamore do të ndikojnë në gjendjen e Tokës sonë. Prandaj, ne do të duhet ta mposhtim këtë armik më të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht me mjete të armatosura konvencionale”, tha Rogozin.

    Një nga miqtë më të afërt të Vladimir Putinit po ashtu tha se qëllimi i Rusisë është të mposhtë Perëndimin ‘armik’ dhe të fshijë Ukrainën nga harta.

    “Vetë ekzistenca e një Ukraine të ndarë nga Rusia do ta kthejë atë në mënyrë të pashmangshme në anti-Rusi dhe një trampolinë të Perëndimit për agresion kundër popullit tonë. Ne po çlirojmë Ukrainën nga okupimi i NATO-s dhe po largojmë armikun më të keq nga kufijtë tanë perëndimorë”, tha ai.

    Paralajmërimi i Rogozin se bota duhet të shmangë luftën bërthamore erdhi teksa armët termonukleare u shfaqën nëpër Sheshin e Kuq të Moskës, pasi që Rusia po përgatitet për paradën e saj të ‘Ditës së Fitores’, për të përkujtuar fitoren e ish-Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste më 1945.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark