Rohan: Ndryshimi i misionit të FSK-së të bëhet brenda kuadrit kushtetues – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohan: Ndryshimi i misionit të FSK-së të bëhet brenda kuadrit kushtetues

    Insajderi
    09 March 2017 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendës ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, i tha Radios Evropa e Lirë se ‘Forca e Sigurisë së Kosovës është realisht Ushtria e Kosovës” dhe shtoi se çfarëdo ndryshimi rreth saj duhet bërë brenda kuadrit kushtetues.

    Deklaratat e Rohanit pasuan dorëzimin në Kuvend të një projektligji për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me kompetenca shtesë nga Presidenti Hashim Thaçi.

    Projektligji iu kalua Qeverisë së Kosovës ndërkohë që shkaktoi reagimin e fuqishëm të NATO-s dhe të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që kundërshtuan, siç thanë, ‘veprimet e njëanshme’.

    Zëvendës ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se “FSK-ja kufizimin e vetëm e ka në numrin e pjesëtarëve dhe armatimin e rëndë”.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës është një ushtri. Kufizimi i vetëm është në numrin e saj dhe në pajisjet erënda. Nuk e di se çfarë duhet të ndryshojë në konceptin dhe mandatin e kësaj force. Në çfarëdo rasti mund të ndryshohet vetëm brenda procedurave të ligjit të Kosovës dhe të Kushtetutës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark