Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se të dy shtete kënaqin audiencën e tyre lokale, por që nuk u afrohen qëllimeve të përbashkëta si BE-ja.
Kështu është shprehur Rohde para se të nisë Konferenca e Sigurisë në Mynih, me temë të këtij viti për dinamikën “humbje-humbje” në politikën ndërkombëtare.
“E 60-ta @MunSecConf fillon të premten. Tema e këtij viti: Dinamika humb-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që ne shohim aktualisht midis Kosova dhe Serbia? Që të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si Bashkimi Evropian”, ka shkruar ai në platformën e tij “X”.
Postimi i plotë:
The 60th @MunSecConf begins on Friday. This year's theme: lose-lose dynamics in int politics. Doesn't that fit perfectly with what we currently see between 🇽🇰&🇷🇸? Both satisfy so far their local audiences, but don‘t get closer to common goals like the 🇪🇺.https://t.co/6Own3tbIv5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 13, 2024