Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka thënë se pret më shumë nga Kosova, sa i përket raportit të fundit të Transparency International për vitin 2023, ku është parë se vendi s’ka përparuar nga viti paraprak në luftimin e korrupsionit.
Rohde në platformën “X” u shpreh se raporti evidenton shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të Qeverisë në gjyqësor dhe se Kosova s’ka përparuar në renditje, për dallim prej Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
“Progres në Kosovë me zgjedhje 👍🏽 por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor👎🏽. Përfundimi i Transpareny International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!”, ka shkruar ai.