Rohde: Menjëherë të ndalet fushata frikësuese ndaj serbëve që u punësuan në Policinë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rohde: Menjëherë të ndalet fushata frikësuese ndaj serbëve që u punësuan në Policinë e Kosovës

    Insajderi
    26 July 2023 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me kampanjën denigruese që po bëhet në rrjetet sociale ndaj qytetarëve të komunitetit serb që diplomuan dhe nisën punën në Policinë e Kosovës.

    Diplomati gjerman ka shkruar në profilin e tij në Tëitter se kjo fushatë frikësimi është shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë.

    “Kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga komunitetet e pakicës boshnjake, rome, serbe dhe turke meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka shkruar Rohde.

    Rikujtojmë se 45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark