Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ndarë eksperiencën e tij në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica.
Në llogarinë e tij në platformën X ai postoi një video përmbledhëse nga rrugëtimi i tij, ku u pa edhe tek përgatiste fli.
“Kalova një kohë të jashtëzakonshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica! Nga mbledhja e boronicave të freskëta tek zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të mrekullueshme”, shkroi Rohde në postim.
Had an incredible time hiking Kosovo's highest peak, Gjeravica! 🏔️
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 28, 2024
From picking fresh blueberries🫐 to taking a refreshing dip in a mountain lake and even making traditional flia, it was a great adventure with great company.
Watch the recap video and join me next time! 🎥
🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/wANSIY1AvI