Rohde nesër prezentë në seancën e fundit konstituive para skadimit të afatit kushtetues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde nesër prezentë në seancën e fundit konstituive para skadimit të afatit kushtetues

    Insajderi
    24 July 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive të Kuvendit.

    Kjo do të jetë seanca e fundit para përfundimit të afatit dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

    Me këtë rast, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me kolegë tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në këtë seancë.

    “Duke qenë se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, ka thënë Ambasada gjermane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark