Rohde nga Prizreni: Mësimi i gjuhës gjermane është trend lulëzues në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rohde nga Prizreni: Mësimi i gjuhës gjermane është trend lulëzues në Kosovë

    Insajderi
    29 April 2023 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka qëndruar sot gjatë ditës në Prizren përgjatë një vizite që ka zhvilluar në një gjimnaz privat. Rohde ka thënë se mësimi i gjuhës gjermane është bërë një trend lulëzues në Kosovë, raporton Gazeta Express.

    “Mësimi i gjuhës gjermane është një trend lulëzues në Kosovë. Shumë falimindeirt partnerëve të Gjermanisë Loyola Gimnasium për ftesën që më kanë bërë në Shtëpinë e tyre të Hapur”, ka shkruar Rohde, raporton Express.

    Gjermania është një prej shteteve ku kosovarët shkojnë me të madhe për të punuar dhe për të kërkuar një jetë më të mirë. Një prej kushteve kryesore është të mësuarit e gjuhës gjermane, gjë për të cilën kosovarët shpenzojnë edhe shumë para nëpër kurse private.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark