×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde: Pa normalizim nuk ka anëtarësim në BE, unë e di që ka zgjidhje

    Insajderi
    18 October 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka përparim.

    Ai tha se përparimi në dialog është i nevojshëm duke pasur parasysh faktin që qëllimi përfundimtar i këtij procesi është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE.

    “Unë e di që ka zgjidhje, por gjithmonë ka zgjidhje diku. Për qytetarët e rajonit, e veçanërisht për ata nga Kosova apo Serbia, është e rëndësishme që të ketë progres, të ecim përpara”, u shpreh Rode.

    “Të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim të marrëdhënieve. Pa normalizim nuk ka anëtarësim në BE”, shtoi ai.

    Rohde mes tjerash pas debatit për 10-vjetorin e Samitit të Berlinit, tha se qëllimi kryesor i Procesit të Berlinit është tregu i përbashkët rajonal, ku nga ky proces kanë përfituar vendet e Ballkanit Perëndimor. Ambasadori gjerman ka lavdëruar vendimin e Kosovës për të hequr njëanshëm regjimin e vizave për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark