
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përmes një videoje ka uruar vitin e ri dhe theksoi se 2025-a do të jetë viti i tij i fundit si ambasador në Gjermani.
Ai tha se Kosova dhe Gjermania kanë lidhje speciale, dhe kjo jo vetëm për shkak të diasporës.
“Pas katër vitesh në Kosovë, ky është viti im i fundit këtu. Kam pasur katër vite plot ngjarje. Dhe dua të shoh një 2025 shumë të mirë. Gjermania dhe Kosova ndajnë lidhje të veçanta. Dhe, e dini, nuk është vetëm diaspora, janë gjithashtu plot projekte që ne kemi bashkë si në tranzicion energjik, infrastrukturë”.
Rohde shtoi se edhe Kosova edhe Gjermania kanë dy ngjarje të mëdha në shkurt.
“Ju keni zgjedhje, ne kemi zgjedhje. Prandaj, apeli im për ju është: Shkoni të votoni! Sepse është e rëndësishme që ju të kontribuoni të formësoni të ardhmen tuaj”.
Ambasadori tha se 2025-ta do të jetë një vit sfidues, por që është optimist për të ardhmen për shkak të një ekipi të ri në Bashkimin Europian.
“Ajo çfarë na duhet është më shumë ambicie, takime më të shpeshta dhe më e rëndësishmja më shumë rezultate konkrete për të sjellë implementime konkrete të dialogut”.
Një nga urimet e tij për kosovarët ishte edhe për ajër të pastër.
“Me këto fjalë dua ta përmbyll dhe t’ju dëshiroj secilit prosperitet, shëndet e lumturi dhe gjithashtu ajër të pastër”.
Happy 2025 to all of you!
Take a minute and watch my personal New Year‘s message!
🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/RCs4rddNoT— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 8, 2025