Rohde për situatën në veri: Palët duhet të flasin me njëra-tjetrën e jo për njëra-tjetrën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rohde për situatën në veri: Palët duhet të flasin me njëra-tjetrën e jo për njëra-tjetrën

    Insajderi
    26 September 2021 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se situata në veri ka nevojë për një deeskalim të menjëhershëm.

    Ai u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të flasin me njëra-tjetrën e jo për njëra-tjetrën.

    Rohde ka thënë se Brukseli është vendi ku duhet biseduar për t’u gjetur sa më shpejt të jetë e mundur një zgjidhje.

    “Situata në veri ka nevojë për deeskalim. U bëjë thirrje dyja palëve të flasin me njëra-tjetrën e jo për njëra-tjetrën. Mënyra më e mirë për të ecur para: Takohuni në Bruksel për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kjo sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Rohde në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark