​Rohde: Politikanët duhet të vendosin shtetin të parin, nevojitet urgjentisht që Kosova të formojë institucionet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rohde: Politikanët duhet të vendosin shtetin të parin, nevojitet urgjentisht që Kosova të formojë institucionet

    Insajderi
    28 May 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se Kosova urgjentisht duhet të formojë institucionet dhe se politikanët duhet të vendosin shtetin të parin.

    Rohde tha se mungesa e institucioneve funksionale jo vetëm që ndikon në proceset e brendshme të vendimmarrjes, por gjithashtu pengon Kosovën të përfitojë nga iniciativat ndërkombëtare.

    “E përshkruan fjala, është ngërç, është ndalesë. E thashë javën e kaluar, i bën njerëzit apatik dhe gjëja e fundit që i nevojitet një demokracie të gjallëruar është bllokada. Njerëzit kanë kryer punën e tyre me 9 shkurt dhe politikanët duhet të vendosin shtetin të parin, ndërsa politikën e partisë të dytën. Pra, mendoj se nevojitet urgjentisht që Kosova të formojë institucionet. Por, nuk është puna ime të bëjë punën e politikanëve, unë mund vetëm të observoj por mund të të them për siguri se nuk rrit imazhin e Kosovës jashtë vendit. Nëse nuk ke një institucion funksional është e vështirë të bësh detyrat e shtëpisë, sepse nuk ke fuqinë e prokurës të bësh vendime të vështira, të cilat nevojiten tani. Pavarësisht se a janë paratë e Planit të Rritjes të BE-së, të cilat janë në pritje për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk është funksional, pra nuk mund të ratifikosh marrëveshjen”, tha Rohde për KosovaPress.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde thotë se bllokada në Kuvend vjen si pasojë e mos kompromisit mes partive politike.

    “Thjeshtë nuk kemi kompromisin që nevojitet mes palëve politike… Nuk jam këtu që të jap nota, unë mund të them se në politikë ka nevojë për kompromis dhe pasi që unë jam ambasadori gjerman sigurisht që mund të marrë parasysh shtetin tim. Ne patëm zgjedhje të vështira, rezultate të vështira, por njerëzit bënë kompromis sepse ata vendosën shtetin të parë. Ne i patëm zgjedhjet dy javë pas Kosovës dhe tani kemi një parlament funksional që nga një muaj dhe shpresoj që Kosova ndjek hapin me neve së shpejti”, potencoi Rohde.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark