Pas takimeve të ndara në Bruksel që Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka zhvilluar me të martën me me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Rohde ka shpërndarë postimin e Kallas duke vënë theksin te deklarata e saj ku ka thënë se e vetmja rrugë drejt anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.
Rohde ka shkruar se këtë e kishte thënë saktësisht edhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë një vizitë në rajon në vitin 2022.
“Pikërisht. Sikurse Kancelari Olaf Scholz e kishte thënë tashmë në 2022 gjatë vizitës së tij në rajon: Vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrën, mund të anëtarësohen në BE”, ka shkruar Scholz.