
Gjermania mbështet plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, raporton Insajderi.
Marrëveshja është afër, konstaton Rohde, ndërsa vlerëson se Kosova ka shumë për të fituar. Përveç kësaj, Rohde ka edhe kërkesën e kahershme që Kosova duhet të nis zbatimit e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Thirrja ime ndaj Kosovës (dhe Serbisë) për bisedimet në Ohër: Mos e humbisni shansin”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.
“Një marrëveshje do të përshpejtojë integrimet euro-atlantike të Kosovës dhe është shans historik për rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes së ndërsjellë”, ka shkruar ambasadori gjerman.