Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen plotësisht.
Teksa ka ndarë një postim të bashkëthemeluesit të Nismës Evropiane të Stabilitetit (ESI), Gerald Knaus, ambasadori gjerman, Rohde ka thënë moszbatimi i plotë i marrëveshjeve dëmton procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e tij dëmton procesin e dialogut”, ka shkruar ai në platformën X.
Ndërsa, Knaus ka thënë se Serbia nuk mund ta injorojë një marrëveshje në të cilën është zotuar se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Serbia nuk mund të injorojë një marrëveshje ku u zotua se s’do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe pastaj të argumentojë se, për shkak të së njëjtës marrëveshje, Kosova duhet të bllokohet. Kjo thjesht dëmton procesin e dialogut. Serbia bën më mirë të kundërtën: ta respektojë Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit”, ka shkruar ai në X.
Po ashtu, ai ka thënë se ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duhet ta ketë të qartë se procesi i dialogut dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, janë dy çështje të ndara.
Fully agree. Brussels/Ohrid agreements need full implementation. Not doing it undermines the dialogue process. https://t.co/lpbgb433Uv
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 25, 2024