Gresa Caka-Nimanin është rizgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese. Ajo është uruar edhe nga ambasadori gjerman Jorn Rohde, shkruan Insajderi.
Rohde përmes një shkrimi në “X” është shprehur se ky institucion është ndër “lojtarët më të rëndësishëm” të shtetit të Kosovës.
“Në një demokraci si Kosova, Gjykata Kushtetuese është pjesë përbërëse e strukturës shtetërore dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj”.
Paraprakisht Caka është uruar edhe nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit.