Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i ka reaguar sërish Qeverisë Kurti.
Përmes një shkrimi në platformën “X”, ai u shpreh se plagosjet e ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, siç ndodhi vitin e kaluar, nuk guxojnë të ripërsëriten.
Ai ka thënë se veprimet e njëanshme i shkaktuan këto dëme.
”Mbështetje e plotë për vijat e kuqe të KFOR-it, përfshirë për urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që shkaktuan lëndime te ushtarët + civilët e KFOR-it nuk duhet të përsëriten. Këshillat e brendshme duhet të merren parasysh. Nevojitet de-përshkallëzim”.