Roja e pyllit dhe dy zyrtarë policorë kërcënohen nga një person që transportonte dru - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Roja e pyllit dhe dy zyrtarë policorë kërcënohen nga një person që transportonte dru

    Insajderi
    02 July 2025 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar të ditur se të martën rreth orës 18:00, stacioni policor në Kaçanik është njoftuar nga dy zyrtarë policorë se, gjatë realizimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, në bashkëpunim me një roje pylli në fshatin Vatë, Parku Nacional “Sharri”, rreth orës 17:30 janë kanosur nga një person i dyshuar, i cili po transportonte dru me një automjet të tipit “xhip”.

    I dyshuari, R. D.,38 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.

    “Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet e Hetimeve Rajonale nga Ferizaj, të cilat janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar të dyshuarin për kërcënimet e bëra ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim.

    Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark