Roja i burgut që u bë më vonë Prokuror në Speciale, Haradinaj: Me e pasë ditë, ai ishte rreh aty sikur ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Roja i burgut që u bë më vonë Prokuror në Speciale, Haradinaj: Me e pasë ditë, ai ishte rreh aty sikur …

    Insajderi
    04 September 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për provokimet në qendrën e paraburgimit në Hagë nga rojet e burgut. Haradinaj ka thënë se ka pasur tendenca provokimi, por jo nga të gjithë.

    Ai ka treguar një rast me Rexhep Selimin, kur roja qëllimshëm ka dashur t’ia ndërprente pikturimin, edhe pse drejtori i burgut i kishte dhënë leje.

    “Ka pasë tendenca disa kanë provoku me shku na në konflikt fizik. Por na nuk i kem ik asaj. Sa jam kanë unë, s’ka derivu atje sa me pasë goditje. Roja e ka provoku Rexhep Selimin tu ia ndërpre pikturimin, pasi drejtori i kishte dhënë leje. Dikur Rexha lëshoi pe, që mos me ardhë deri te konflikti”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka folur edhe për një roje burgu të Speciales, që ka dalë pastaj Prokuror në Gjykatë kundër Thaçit dhe të tjerëve. Haradinaj ka thënë se nëse do ta kishin ditur, me të njëjtin do të ishin konfrontuar fizikisht në rast të provokimeve.

    “Kanë provoku. Jo të gjithë. Na me e pasë ditë që del prokuror, ai ishte rreh aty sikur kali”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark