Roja i Spitalit kërkon falje dhe pranon fajësinë para gjykatës pasi sulmoi ekipin e Nacionales - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Roja i Spitalit kërkon falje dhe pranon fajësinë para gjykatës pasi sulmoi ekipin e Nacionales

    Insajderi
    14 August 2023 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është mbajtur seanca gjyqësore kundër të pandehurit Ilir Jahkurti i cili e sulmoi gazetaren e Nacionales Gentiana Hasani e kameramanin Arbër Latifi, derisa po raportonin nga Spitali i Gjakovës.

    Jahkurtit i vihen në barrë tri vepra “Kanosje”, “Lendim i lehtë trupor” dhe “Marrja e pasurisë së palujtshme’”. I pandehuri, e pranoi në tërësi fajsinë për të gjitha akuzat që i vihen në barrë. Si dhe kërkoi falje.

    “Me pranimin e fajësisë në çdo fazë të procedurës jam penduar për veprat e kryera. Kërkoj falje para gjykatës, nga të dëmtuarit për veprimet e mia. Premtoj se një veprim i tillë nuk do të përseritet më në të ardhmen. Nuk është në natyren time. Gjithcka ka ndodhur në gjendje emocionale dhe nuk ka qenë diçka e planifikuar. Ishte diçka e rastit ka ndodhur rastesisht. “- ka thënë ai.

    Avokati i tij, Ali Uka, ka kërkuar që t’i ndërpritet paraburgimi të pandehurit, meqenëse e ka pranuar fajsinë.

    Pas konsultimeve me te mbrohturin tim i njejti pranoi fajesine per veprat. I njejti i ka kuptuar pasojat dhe benifitet qe rrjedhin nga pranimi i fajesose. Andaj i propoyzpk gjykates qe kete prabim te fajesose nga ana e te mbrpjturit tim ta pranojë Meqenese i mbrojturi im pranoj fajesine per veprat penale nga aktakuza i propozoj Gjykates qe ndaj te njejtit te nderpritet parburigimi. Meqenese i njejti ka pranuar fajesine”.

    Ndërsa Prokurori Qazim Xharra deklaroi se nuk e kundërshton pranimin e fajit. “Duke pas parasysh se i akuzuari e pranpi fajesine per te gjitha pikat e aktakuzes dhe se i njejti ka kuptuar netyrën, pasojat dhe favoret e pranimit te fajit. Andaj prokuroria e shtetit nuk e kundershton pranimin e fajit nga këtu i akuzuari. Sa i perket mases se paraburgimit ia le gjykates te vendos”.

    Edhe e dëmtuara Gentiana Hasani deklaroi se nuk e kundërshton pranimin e fajësisë nga i akuzuari. Sa i përket ndjekjes penale e lë nën vlerlsimin e gjykatës. Ndërsa sa i përket kompensimit të dëmit deklarojmë se nuk kërkojmë kompensim dëmi.

    Vendimi në këtë rast pritet të merret me 16 gusht.

    Ekip i gazetës Nacionale kishin shkuar në Spitalin e Gjakovës për të raportuar rreth ndërprerjes së të gjitha operacioneve. Kjo kishte ndodhur me arsyetimin e temperaturave të larta.

    Megjithatë, përderisa ishin në afërsi të spitalit, sigurimi i spitalit e ka sulmuar fizikisht kameramanin e Nacionales gjatë kryerjes së detyrës së tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark