Paraqitja e fundit e aktorit Alec Baldwin në showprogramin televiziv Saturday Night, në rolin e Donald Trump, ka mashtruar një gazetë kombëtare duke menduar se ishte gjë e vërtetë.
”El Nacional” e cila botohet në Republikën Domenikane ka kërkuar falje për botimin aksidental të një takimi të Alec Baldëwn si Donald Trump me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, shkruan BBC.
Imazhi i shoqëruar në artikull ka të bëjë me vendbanimet izraelite.
Edhe pse fotografia e publikuar në gazetë i takonte informacionit falso që u dha në “Saturday Night Live”, askush nuk e dalloi gabimin, ka pohuar stafi i gazetës ”El Nacional”.
Veç tjerash Saturday Night Live, nuk është program i preferuar i Donald Trump.