×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rolls-Royce shënon humbje rekorde prej 4.6 miliardë sterlina

    Insajderi
    15 February 2017 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania britanike me famë botërore Rolls-Royce ka njoftuar se vitin e kaluar ka shënuar humbjen më të madhe në histori në shumë prej 4.6 miliardë sterlina.

    Në njoftimin e kompanisë për bilancin e vitit të kaluar, bëhet e ditur se para pagesës së tatimeve kompania ka regjistruar humbje me vlerë prej 4.6 miliardë sterlina.

    Sipas njoftimit, humbja e vlerës së stërlinës britanike ka sjellë humbje në të ardhura në nivel prej afër 4.4 miliardë sterlinave në kontratat që vazhdojnë.

    Rolls-Royce ka njoftuar se në vitin 2016 ka shënuar humbjen më të madhe në histori të kompanisë që prej formimit të saj në vitin 1884 nga biznesmeni anglez Henry Royce.

    Pas hetimeve të zhvilluara në ShBA dhe në Britani për korrupsion ndaj agjentëve për të cilët është pohuar se kanë pranuar mitë për porositë në gjashtë shtete, ndër të cilët janë edhe Indonezia, Rusia dhe Kina, kompania ka pranuar të bëjë marrëveshje duke paguar 671 milionë sterlina, shkruan Anadolu Agency.

    Drejtori ekzekutiv i Rolls-Royce, Warren East, ka theksuar se në vitin e ardhshëm do të ndërmerren iniciativa për rritjen e margjinës së fitimit.

    “Duhet të bindemi se aktivitetet tona gjithëpërfshirëse do të sjellin margjinën e saktë të fitimit të cilën e presim ne. Jo vetëm zvogëlimin e shpenzimeve, por në të njëjtën kohë, duhet të bëjmë ndryshime të sjelljeve dhe ndryshime kulturore për të ruajtur vazhdimin e standardeve të larta të punës”, tha East.

    Rolls-Royce që nga viti 1971 realizon aktivitete në sektorët e aviacionit, mbrojtjes, industrisë motorike, sektorin detar dhe të energjisë bërthamore në mënyrë të pavarur nga kompania e automobilave “Rolls- Royce Motor Cars”.

    Ndërkaq, kompania e automjeteve Rolls-Royce Motor Cars, prej vitit 1998 e këndej, funksionon si degë e BMW-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark