
Roma ka shprehur interesim për të nënshkruar me Casemiron në formë huazimi nga Manchester United, para se merkato e janarit të mbyllet.
Raportohet se italianët janë duke shqyrtuar mundësitë e një marrëveshje për yllin brazilian, mirëpo duhet që se pari të shesin mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes, ndonëse Casemiro është pajtuar për një lëvizje në kryeqytetin italian.
Interesimi i Romës për mesfushorin ende nuk është konkret, me Unitedin që po ashtu nuk është i interesuar të ndahet me Casemiron, andaj ekziston një mundësi e madhe që braziliani të qëndrojë në “Old Trafford” deri në fund të sezonit.
32-vjeçari është lojtari më i paguar i Unitedit, me 375 mijë paund në javë, dhe paga e tij do të ishte një pengesë e madhe për një kalim te Roma.
Situata e Casemiros tek Unitedi është e njëjtë si e Marcus Rashfordin, me “Djajtë e Kuq” që duhet të paguajnë më shumë se gjysmën e pagës të dy lojtarëve respektivë, në mënyrë që të marrin rrugën larg klubit anglez.
Ish-ylli i Real Madridit ishte një figurë kyçe në skuadrën e Erik ten Hagut, por nuk po llogaritet fare nga Ruben Amorimi, duke qenë në bankën rezervë për gjashtë ndeshjet e fundit.
Në ndeshjet e fundit, Amorimi e ka shtuar në skuadër lojtarin e talentuar, Toby Collyer, në një mesfushë të mbipopulluar me Bruno Fernandes, Manuel Ugarte, Kobbie Mainoo dhe Christian Eriksen.
Ndërkohë, bisedimet po vazhdojnë mes Unitedit dhe Lecces për një transferim të mundshëm të Patrick Dorgu, megjithatë një shumë ende nuk është caktuar.
Raportohet se Unitedi nuk do të shkojë më shumë se 30 milionë paund për mbrojtësin e majtë danez, derisa klubi italian i Lecces kërkon afër 40 milionë euro.