Roma shënon 2770 vjetorin e themelimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Roma shënon 2770 vjetorin e themelimit

    Insajderi
    24 April 2017 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me një paradë veshjesh të kohës, në rrugët e kryeqytetit italian është kremtuar 2.770-vjetori i themelimit të Romës, më 21 prill, me festime që vijuan deri ditën e djeshme.

    Gati 1.600 banorë u shndërruan për një ditë në ushtarë, gladiatorë, senatorë, vajza të reja e priftërinj. Turma u nis nga stadiumi antik “Circus Maximus” për ta mbajtur hovin te “Via dei Fori Imperiali” në qendër të qytetit, ku vizitorët mund të admirojnë lehtësisht bukuritë e Romës.

    Ndërsa parada vazhdonte, grupet e meshkujve të veshur si ushtarë romakë lëshonin parulla në latinisht. Pjesëmarrëset femra kërcenin me fustanet e lashtësisë, në përpjekje për të rikrijuar skena nga jeta e përditshme e asaj periudhe.

    Sipas mitit, Romën e themeloi Romuli. Ai dhe vëllai i tij binjak, Remi, u ushqyen nga një ulkonjë përgjatë brigjeve të lumit Tibër. Foshnjet u gjetën pastaj nga një bari, i cili i rriti si të ishin fëmijët e tij. Me të mbërritur moshën madhore, djemtë u rikthyen në tokën pranë Tibrit dhe vendosën të krijonin aty një qytet.

    Themelimi i Romës vazhdon të kremtohet rregullisht që prej atëherë. Në festimet moderne, përveç paradës me kostume të epokës, mbahen koncerte të ndryshme dhe grupet kulturore lokale, promovuese të historisë romake, organizojnë ekspozita për kënaqësinë e vizitorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark