
Prej javësh, rrjetet sociale dhe mediat rozë janë mbushur me zëra për një lidhje të mundshme mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veselit dhe Eduart Kuqit.
Dyshja u shfaqën shpesh në ambiente të njëjta, në dalje publike, madje edhe duke kaluar kohë bashkë, duke ndezur aludimet për një romancë që po merrte formë.
Por kjo afërsi, siç duket, nuk ka zgjatur shumë.
Raporti mes Anisës dhe Eduartit është ftohur dukshëm dhe duket se ka marrë fund. Tashmë ata nuk ndiqen më as në rrjetet sociale – një sinjal i qartë në kohët moderne për ftohje marrëdhëniesh apo prishje raportesh.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar ndonjë lidhje dashurie, duke e lënë gjithçka në nivel spekulimesh. Por ndjekësit kanë vërejtur mungesën e pëlqimeve, komenteve dhe ndërveprimeve që më parë ishin të zakonshme në rrjetet e tyre sociale.
Nuk dihet nëse ka ndonjë arsye konkrete për këtë largim të papritur, apo nëse ishte thjesht një raport që nuk u thellua më shumë se kaq.