Romancë mes Rizartës dhe Gjestit? Banorja: Nuk flasim vetëm për marrëdhënie ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Romancë mes Rizartës dhe Gjestit? Banorja: Nuk flasim vetëm për marrëdhënie …

    Insajderi
    26 February 2025 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ‘Valixhja e tundimeve’ ka ndryshuar dinamikat në lojë javën e shkuar, dhe shkak për këtë është bërë zgjedhja e Gjestit për të fjetur në shtrat me Rizartën.

    Një situatë e tillë nuk është pritur mirë nga Egli, e cila pavarësisht sqarimeve në Primen e kaluar, nuk është bindur nga pretendimet e banores dhe ka vendosur ta marrë vetë situatën në dorë duke liruar litarin në lojën e zinxhirit, me shpresë se grupi humbës do të shkonte në nominim dhe me këtë rast të Rizarta të eliminohej nga gara.

    E pyetur gjatë Primes së sotme, Rizarta u shpreh se situata e saj ishte e ngjashme me filmin e Kate Hudson dhe Mattheë McConaughey, “How to Lose a Guy in 10 Days”. Sipas banores, Gjesti ka bërë gjithçka për të bërë Eglin xheloze.

    Rizarta: Kjo situata ime është si ta humbasësh një djalë në 10 ditë. Katër ditët e para Gjesti qëndroi neutral në këtë situatë që ai vetë e kërkoi. Ia thashë edhe Eglit, luftën ai e ka me vete. Pyetjeve nuk i përgjigjet, thotë se bën çfarë të dojë. Mendoj që e ka bërë për të bërë Eglin xheloze.

    Gjesti: Unë e kam pasur një afrimitet, ka qenë respekt. Ajo tashmë ka nisur të afrohet me mua për të bërë xheloze Eglin.

    Rizarta: Afrimitetin që kam pasur me Gjestin e kam pasur edhe me të tjerë. Jam Aldon këtu, me atë kam qenë më i afërti. Nuk flasim vetëm për marrëdhënie romantike, por edhe shoqërore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark