×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo ankohet për shpenzimet e të birit: 35 mijë euro në javë për berber dhe të dashurat

    Insajderi
    04 July 2024 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Intervista e Cristiano Ronaldos për “Will to Act”, në të cilën ankohet për shpenzimet e djalit të tij të madh, është bërë virale në rrjet.

    “Ai shpenzon mbi 35 mijë euro në javë për prerje flokësh, veshje, restorante dhe për të dashurat e tij. E di që është i ri dhe dëshiron gjithçka, por mendoj se është shumë për një fëmijë të moshës së tij”, shprehet ai.

    Djali është 14-vjeç, ai është arsimuar në akademitë e futbollit të klubeve ku luan babai i tij.

    “Tani i jap vetëm 13 mijë euro në javë, por Georgina ende mendon se është shumë. I shpenzon të gjitha në restorante, dalje dhe gjëra të tjera që nuk janë të dobishme”, theksoi më tej ylli i futbollit.

    Cristiano Ronaldo Jr., ka lindur në qershor 2010 në San Diego të Kalifornisë dhe ende nuk dihet se kush është nëna e tij. Futbollisti ka gjithsej pesë fëmijë. Dy me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez, dhe tre të tjerët nga lidhjet e mëparshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark