Cristiano Ronaldo ka treguar respekt për kundërshtarët e tij të Barcelonës të cilët në javën e fundit të ligës spanjolle u konfirmuar si kampion.
Ata fituan ndaj Granadas me rezultat 3 me 0, duke e zhvlerësuar një fitore të Realit ndaj Deportivos, e cila mbeti vetëm një pikë prapa rivalit të përjetshëm.
Por, bazuar në gazetën Sport në Spanjë, Ronaldo ka uruar përmes një mesazhi në WhatsApp sulmuesin brazilian të Barcelones, Naymar, shkruan the Independent.
Neymar ka thënë se i ka pëlqyer porosia e Ronaldos duke e quajtur atë sit ë sjellshëm dhe të afërt. Ai i ka kthyer atij mesazhin në këtë rrjet social, porse mesazhi është dërguar në mënyrë private dhe jo I bërë public për të gjtihë përcjellësit e tyre.
Edhe trajneri i Realit, Zinedine Zidane, e ka pritur me sportivitet fitimin e ligës nga Barcelona, duke thënë se “ata e kanë merituar këtë.”/Insajderi.com