Cristiano Ronaldo e ka thyer edhe një rekord, pasi fitoi më shumë se Lionel Messi vitin e kaluar dhe kështu e kryeson listën (e futbollit) e “Forbes”.
Është zbuluar se superylli portugez arriti të fitojë hiç më pak se 250 milionë euro gjatë 12 muajve të fundit – me këtë shumë që e vendos atë në krye të listës së më të paguarve, me një distancë të “largët”.
Ronaldo është rritur më shumë financiarisht në 10 vitet e fundit, me portugezin që në vitin 2014 kryesonte listat me 63.25 milionë euro.
Kontrata e majme e Ronaldos në Arabinë Saudite prej 186 milionë eurosh e ndihmon atë të jetë në krye të listës, shto kësaj edhe 60.54 milionë euro të tjera të fituara nga reklamat.
Përfitimi i 250 milionë eurove nga Ronaldo, thyen rekordin e deritanishëm, që ishte 241.8 milionë euro.
8 herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi mbetet në pjesën e poshtme të listës nga “Forbes”, duke fituar 125.55 milionë euro në vit.
Megjithatë, ylli i Inter Miami e kryeson listën në përfitimet jashtë futbollit, duke përfituar 69.75 milionë euro përgjatë 12 muajve të fundit.
Nuk është befasi që lojtarët që luajnë në Saudi Pro League janë në këtë listë, me Neymar JR (102.3 milionë euro), Karim Benzema (96.72 milionë euro) dhe Sadio Mane (48.36 milionë euro) që janë pjesë e Top 10-shes.
Kylian Mbappe e Vinicius JR janë të vetmit nga La Liga që janë pjesë e kësaj liste.
Nga Premier League janë tre lojtarë: Erling Haaland e Kevin De Bruyne nga Manchester City dhe Mohamed Salah nga Liverpool.
Kontrata aktuale e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite tek Al-Nassr përfundon në vitin 2025, por që ylli portugez është i hapur ta vazhdojë atë, pasi ka shprehur dëshirën për të luajtur ende.