Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë në botë për vitin 2023, pasi e mbylli vitin me 54 gola të shënuar për Al-Nassr dhe kombëtaren e Portugalisë.
Ai e përmendi këtë fakt teksa ishte duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Award, gjë që shkaktoi reagimin e Haaland.
“Unë isha golashënuesi më i mirë dhe duhej të mposhtja luanët e rinj, siç është Haaland për shembull, unë jam shumë krenar”, ka thënë ylli portugez.
Pas deklaratës së Ronaldos, kamerat më pas u rikthyen nga Haaland i cili në pamje të parë dukej i mërzitur.
Haaland shënoi 50 gola për Manchester Cityn dhe kombëtaren e Norvegjisë.