Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka mundësi që të shtunën të thyej një rekord të Ligës së Kampionëve.
Në finalen që skuadra e tij, Real Madrid, e zhvillon kundër Atleticos në Milan të Italisë, portugezi mund të bëhet lojtari i parë në histori që ka shënuar në tri finale të kësaj gare, shkruan Goal.com
Më parë ai ka shënuar sa ishte lojtar i Manchesterit në vitin 2008, ndërsa shënoi edhe në finalen e para dy viteve, pikërisht kundër Atleticos.
Po ashtu, në rast fitoreje, Ronaldo i bashkohet atyre lojtarëve që kanë arritur që të fitojnë tre herë Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tyre./Insajderi.com