Tre-herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, ka fituar shumë trofe me klubin e tij por nuk e ka pasur një ekip të fortë kombëtar për të pasur sukses në arenën ndërkombëtare..deri më tani.
Kur Cristiano Ronaldo filloi të luaj për Portugalinë në një garë të rëndësishme – Euro 2004 që zhvillohej në Portugali – ai kishte rreth vetes lojtarë të gjeneratës së fundit të artë të këtij vendi – Luis Figo, Fernando Couto e Rui Costa.
Pastaj, në ekip ishin edhe lojtarë si Ricardo Carvalho e Deco të cilët fituan Ligën e Kampionëve.
Por, Portugalia ishte mposhtur befasisht nga Greqia në finale dhe që nga atëherë Ronaldo më nuk ka pasur një ekip të mirë tek Portugalia për të arritur ndonjë sukses, shkruan Goal.com
Ai ka luajtur 130 herë më kombëtaren e tij dhe është përshkruar si lojtari më i mirë ndonjëherë i Portugalisë.
Por, gjërat duket se kanë ndryshuar. Trajneri i Portugalisë tani ka larguar një pjesë të lojtarëve të vjetër që dështuar për thuajse një dekadë dhe ka futur në ekip lojtarët ndoshta më të mirë që ka prodhuar Portugalia.
Ronaldo dhe “i rilinduri” Quaresma duket se po kombinojnë mirë në sulm, ndërsa menjëherë pas tyre është një ekip i mirë mesfushorësh i prirë nga 23 vjecari Joao Mario. Aty bënë pjesë edhe William Carvalho që kërkohej nga skuadra të mëdha angleze.
Përveç tyre, Portugalia llogaritë edhe në lojtarë si Renato Sanchez, Danilo e Pepe./Insajdericom