Ronaldo: Nëse do të mund të zgjidhja s’do të luaja për asnjë klub, do të luaja veç për Kombëtaren - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo: Nëse do të mund të zgjidhja s’do të luaja për asnjë klub, do të luaja veç për Kombëtaren

    Insajderi
    08 October 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo e mori mbrëmë shpërblimin “Prestige” në një gala mbrëmje të futbollit portugez, e cila e shpërblen përsosmërinë e lëvizjes portugeze

    E legjenda portugeze u ndie i lumtur për këtë mirënjohje, ndërsa e konfirmoi lidhshmërinë që e ka me vendin e tij.

    “Kam ende pasion për krejt këtë. Familja ime më thotë se është koha për t’u ndalur dhe më pyet se përse dua t’i shënoj 1000 gola kur tashmë i kam bërë më shumë se 900. Por, brenda meje nuk e mendoj kështu. Jam duke bërë ende gjëra të bukura, por e ndihmoj klubin dhe Kombëtaren time”, deklaroi fillimisht “CR7”.

    “Përse të mos vazhdoj? E kam ndjesinë se kur të pensionohem do të jem plotësisht i kënaqur sepse kam dhënë gjithçka nga vetja. Më duhet ta shijoj momentin. E di se nuk më kanë mbetur shumë vite për të luajtur, por edhe ato pak që më kanë mbetur, duhet t’i shijoj në maksimum”, deklaroi tutje pesë herë fituesi i Topit të Artë.

    “Jam në Kombëtare qe 22 vjet dhe mendoj se kjo flet vetë. Flet edhe pasioni që e kam për ta veshur këtë fanellë, për të fituar trofe, për të luajtur për Kombëtaren. E kam thënë disa herë: nëse do të mundja, do të luaja futboll vetëm për Kombëtaren, nuk do të luaja për asnjë klub tjetër, sepse ky është kulmi për një futbollist”, përfundoi Ronaldo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark