Portugalia ka arritur mbrëmë të mposht Skocisë me përmbysje në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve me rezultat 2-1.
Cristiano Ronaldo ishte heroi i kësaj përballje duke shënuar golin vendimtar dy minuta para fundit.
Ronaldo vetëm pjesën e dytë të kësaj ndeshjes dhe mori epitetin hero për këtë sfidë.
Portugezët e patën vetën në disavantazh në minutën e shtatë, mirëpo të drejtuarit e Roberto Martinezit u rikthyen për të fituar në fund.
Për, Ronaldon goli i mbrëmshëm ishte i gjashti me radhë për këtë sezon të ri me klub dhe kombëtare.
Ai tanimë ka shënuar 901 gola në karrierë si futbollistë.