Cristiano Ronaldo po kalon në formë të lartë këtë sezon me skuadrën e tij Al-Nassr.
Portugezi kontribuoi me dy gola në fitoren e ekipit të tij me rezultat 3-1 ndaj Al-Gharafa në Ligën e Kampionëve të Azisë, shkruan Arbresh.info.
Cristiano fillimisht shënoi në minutën e 46-të golin e parë personal, teksa të dytin e realizoi në minutën e 64-të.
Cristiano Ronaldo's goal number 913 🥶🥶🥶 pic.twitter.com/FZ5LPHS6UP
— أحمد 𓂆 🇵🇸 (@amd_851) November 25, 2024
Angelo shënoi golin tjetër Al-Nassr, kurse për skuadrën nga Katari, realizator i vetëm ishte ish-futbollisti i Real Madridit, Joselu.
Pas pesë ndeshjeve skuadra e Ronaldos është e dyta në tabelë me 13 pikë dy më pak se lideri Al-Ahli.
Me këta dy gola të shënuar portugezi arrin kuotën e 913 golave në karrierë.