Rosaku Donald feston ditëlindjen e 85-të - Insajderi
×
Kulturë

Rosaku Donald feston ditëlindjen e 85-të

Insajderi
09 June 2019 - 19:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Donald Duck, një hero i filmave vizatimor dhe komikësh, kremton sot 85-vjetorin e lindjes.

Rosaku i bardhë me një sqep të verdhë-portokalli, zakonisht është i veshur me një bluzë të marinës dhe kapelë, dhe nuk ka pantallona.

Karakteri i preferuar i shumë brezave u shfaq për herë të parë në filmin shtatë minutash të Walt Disney “The Wise Little Chicken”, më 9 qershor 1934, transmeton KosovaPress.

Megjithëse ishte paraqitja e tij e parë në film, ai në fakt u shfaq më herët në librin “Aventurat e Mickey Mouse”, në vitin 1931.

Për dekada të tëra, karakteri i rosakut Donald u shfaq në një numër filmash të shkurtër, seri televizive, komike, video lojëra dhe libra.

Ai madje mori një yll në bulevardin Hollywood më 2004.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark