Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka reaguar ashpër për incidentin e dhunës që ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother Albania”.
Ajo ka shpërndarë mendimin e saj në rrjetet sociale, duke e cilësuar veprimin si të turpshëm dhe të papranueshëm.
Stefaj ka theksuar se nuk ka asnjë justifikim për dhunën, pavarësisht rrethanave, dhe ka apeluar për më shumë respekt dhe edukatë në formatet televizive.
“E turpshme dhuna qe justifikohet në programet tona. Kam qenë dhe jam kundër provokimeve me lagje me ujë, birre apo shampanje, këto gjera duhet te ndalohen duke u dënuar, turp per produksionet qe për klikime bëjnë sikur japin zarfe te zinj e promovojnë dhunë e bullizime. Me ty” shkruan Rovena Stefaj në postimin e saj.