Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Olta ma ka uruar fitoren, pse nuk flet me motrën tënde? – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Olta ma ka uruar fitoren, pse nuk flet me motrën tënde?

    Insajderi
    24 January 2025 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja dhe banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Rozana Radi, ka shkaktuar diskutime të forta brenda shtëpisë pas një deklarate që përfshiu dy motrat e njohura, Gerta dhe Olta Gixhari.

    Në një debat të fundit, Rozana shprehu habinë për heshtjen e Gertës lidhur me motrën e saj, aktoren Olta Gixhari, duke ndarë me banorët një detaj surprizues që ka nxitur kuriozitet:

    “Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e ‘Big Brother Vip Albania’. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”

    Deklarata e Rozanës u prit me interes dhe befasoi banorët e tjerë, ndërsa Gerta Gixhari, në vend që të reagonte ashpër, qëndroi e qetë dhe nuk u përfshi në një përplasje direkte.


    Kjo situatë ka ngritur shumë pyetje në publik, sidomos për marrëdhënien mes motrave Gixhari dhe qëndrimet e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë së famshme.

    Nëse do të ketë një reagim nga Olta Gixhari lidhur me këtë deklaratë, mbetet për t’u parë, ndërsa dinamika në shtëpi po bëhet gjithnjë e më intriguese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark