Rozana Radi ia thyen mikrofonin Gertës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rozana Radi ia thyen mikrofonin Gertës

    Insajderi
    28 March 2025 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e së premtes, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua ndjeshëm pas një debati të fortë mes dy konkurrenteve, Rozana Radit dhe Gerta Gixharit.

    Përplasja verbale mes tyre degjeneroi në një moment të papritur, kur ato vendosën të ndeshen trupat me njëra-tjetrën në një formë ironike, duke shkaktuar rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.

    Regjia e shfaqjes reagoi menjëherë, duke tërhequr vërejtje të dyja banoreve për sjelljen e tyre dhe duke u kërkuar që të kenë kujdes me pajisjet teknike.

    Megjithatë, edhe pas paralajmërimit, Rozana dhe Gerta nuk u tërhoqën dhe vazhduan debatin me tone të larta, duke rritur tensionin në shtëpi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark