Teksa po debatonin pas veprimit që G Bani dhe Gjesti bënë duke u futur të dy në tualet, Rozana i është drejtuar G Banit dhe Gertës duke i thënë se:
Për G Banin kam disa gjëra personale që më ka treguar dhe unë nuk i them. Mua po më erdhi Kutia e Pandorës do të çojë në nominim veten time, Gertën dhe Laertin. Ne nuk marrim autoritetin e Vëllait të Madh, kanë bërë gabim të rëndë të dy por ne prapë do i shpëtojmë nëse vjen Zarfi i Zi. Unë kam ardhur për të luajtur këtu. Unë nuk kam frikë nga ty o Gerta.
Gerta:Çfarë lidhje ka frika këtu.
G Bani: Geta mos u bë e ashpër se të gjithë miq e armiq votuam unanim që ti të ktheheshe në shtëpi.