×
  • Lajme
  • Analiza

    Rozeta Hajdari shpenzoi rreth 7 mijë euro për dreka zyrtare e mbi 4 mijë euro për udhëtime jashtë vendit

    Insajderi
    27 September 2022 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 7 mijë euro për dreka e darka zyrtare, mbi 4 mijë euro për udhëtime jashtë vendit, 770 euro për telefon e mbi 3 mijë litra karburante. Këto janë shpenzimet e Ministres Rozeta Hajdari për një vit e gjysmë qeverisje. Gazeta Insajderi, sjell edhe listën e shpenzimeve të dy zëvendësministrave Getoar Mjeku e Enes Goran

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka shpenzuar nga taksat e qytetarëve kosovare një shumë të konsiderueshme të parave për dreka e darka zyrtare. Në total që nga marrja e mandatit, ajo ka harxhuar shumën prej 6 mijë e 845 euro.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar faturat e shpenzimeve të ministres Hajdari dhe dy zëvendësministrave Getoar Mjeku dhe Enes Goran pas kërkesës për qasje në dokumentet publike.

    Sipas këtyre faturave del se Rozeta Hajdari ka shpenzuar për ushqim dhe mëditje në udhëtimet zyrtare jashtë vendit 2 mijë e 446 euro. Ndërsa për akomodim gjatë këtyre udhëtimeve shumën prej  1 mijë e 700 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ministrja Hajdari sipas listës që përmbledh shpenzimet e saj që nga muaji mars i vitit të kaluar deri në muajin shtator të këtij viti, ka harxhuar edhe 770 euro për përdorimin e telefonit dhe mbi 3 mijë litra karburante.

    Zëvendësi i ministres Hajdari, Getoar Mjeku, i cili deri para një muaji ishte në këtë pozitë, del se ka shpenzuar për ushqim dhe mëditje për udhëtimet zyrtare shumën prej 342 euro. Ndërsa për akomodim në këto udhëtime zyrtare Mjeku ka shpenzuar 326 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Siç kanë njoftuar nga kjo ministri, Mjeku për më shumë se 1 vit në këtë detyrë ka shpenzuar për përdorimin e telefonit shumën prej 550 euro.

    I njëjti figuron në listën e shpenzimeve edhe për kategorinë dreka e darka, ku ka harxhuar 46 euro dhe tek karburantet, me 639 litra të shpenzuara.

    Më pak se ministrja Hajdari e zv/ministri Mjeku, ka shpenzuar zv/ministri tjetër Enes Goran. Në kategoritë ushqim e meditje për udhëtime, akomodim e dreka-darka, Goran nuk ka shpenzuar asnjë cent.

    Ndërsa për përdorimin e telefonit shumën prej 550 euro. Ndërsa karburante ka shpenzuar gati sa ministrja, 2 mijë e 800 litra. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark