Rozeta Hajdari thotë se u përball me “presion të papranueshëm” në shesh nga një gazetar - por nuk jep sqarime për kontratën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rozeta Hajdari thotë se u përball me “presion të papranueshëm” në shesh nga një gazetar – por nuk jep sqarime për kontratën

    Insajderi
    11 July 2025 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka publikuar një reagim në Facebook, duke u ankuar për një përballje që e kishte pasur në qendër të Prishtinës me një gazetar që, sipas saj, nuk ishte prezantuar dhe i kishte bërë pyetje “me presion”, shkruan Insajderi.

    Sipas Hajdarit, personi në fjalë e kishte ndalur në rrugë dhe e kishte pyetur lidhur me mosnënshkrimin e një kontrate me një operator ekonomik – por ajo nuk ofroi asnjë sqarim konkret se për çfarë kontrate bëhet fjalë, përkundër që tema lidhet drejtpërdrejt me përgjegjësitë e saj institucionale.

    “Sot një person me sjellje jo profesionale, pa u prezantuar se kush është apo cilën organizatë përfaqëson, më zuri rrugën në shesh, duke më bërë pyetje me presion për mosnënshkrim të një kontrate,” shkroi ajo në Facebook.

    Ministrja tutje u përpoq të relativizojë rastin, duke thënë se në ministrinë që drejton ka shumë kontrata dhe ajo “nuk e kishte parasysh për cilën bëhej fjalë”.

    Megjithatë, në vend që të shfrytëzonte rastin për transparencë, ajo zgjodhi të diskreditonte personin që kërkonte përgjigje dhe të mos përmendte aspak përmbajtjen e pretendimit.

    “Natyrisht unë vazhdova ecjen, edhe pse ai me veprimet e sjelljet e tij jo etike, më pengoi edhe gjatë ecjes sime nëpër shesh, afër ndërtesës së Qeverisë. Kjo padyshim që s’ka të bëj asgjë me gazetarinë etike e profesionale”, ka shkruar Hajdari./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark