Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se kishte sulmuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Ai po astu ka sulmuar edhe zyrtarët policorë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, duke thënë se gruaja bashkë me fëmijët janë dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Insajderi.
I dyshuari ndodhet në mbajtje.
“Podujevë / 09.03.2024 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër/kosovare. I dyshuari po ashtu gjatë vënies në kontrollë ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. Viktima bashkë me fëmijën e saj kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/