Rrahën brutalish babë e bir, arrestohet shqiptari me miqtë e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahën brutalish babë e bir, arrestohet shqiptari me miqtë e tij

    Insajderi
    09 July 2022 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 20-vjeçar shqiptar, një italian dhe një brazilian 19-vjeçar janë arrestuar nga policia italiane pas një rrjahje brutale që i bënë dy burrave të tjerë më 13 maj.

    Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Somma Lombardo, Varese të Gallarate.

    Autorët ishin në kërkim të një të riu me të cilin ishin grindur disa ditë më parë në një lokal nate dhe duke mos e gjetur, kanë sulmuar me shqelma dhe grushte dy burra, babë e bir.

    Ushtarët e Stacionit Somma Lombardo, në koordinim me Prokurorinë Publike Busto Arsizio dhe me Karabinierët e Kompanisë Gallarate, i identifikuan të tre autorët përmes dëshmive të mbledhura dhe pamjeve të kamerave të sigurisë.

    Babai dhe djali u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, autoritetet njoftojnë se babai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa djali përfundoi me frakturë në kafkë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark