×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahën dhe sulmuan me thikë një person, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar në Shtime

    Insajderi
    16 August 2024 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimin ndaj dy personave.

    Ata dyshohen rpër “Lëndim të rëndë trupor”.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve B.Xh dhe V.Xh, nga komuna e Shtimes, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

    Sipas Prokurorisë |ekziston dyshimi i bazuar se me datë 14 Gusht 2024, rreth orës 22:00 në Shtime, sheshi i qytetit “Ahmet Shtimja”, të pandehurit me dashje dhe në bashkëveprim i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit G.B.,në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur aty për aty dhe fjalosje, fillimisht i pandehuri B.Xh.,me mjet të mprehtë-thikë (mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor), e godet të njëjtin në pjesën e syrit të djathtë, ndërsa i pandehuri V.Xh., me mjet – boks të metaltë (mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor), e godet të njëjtin në shpinë, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafi 2.2 dhe nenin 31 të KPRK-së”.

    “Të pandehurit që nga data 14 Gusht 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.”

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark