Dy të rinj myslimanë janë rrahur jashtë një xhamie në New York të Amerikës nga një sulmues i cili i shau ata, ka thënë një grup i të drejtave të njeriut të hënën, duke i bërë thirrje policisë që të hetojnë incidentin.
Sulmi i ndodhur të dielën në mëngjes, ishte të paktën i treti sulm ndaj myslimanëve në Shtetet e Bashkuara gjatë fundjavës. Një burim i zbatimit të ligjit ka thënë se hetuesit kanë përjashtuar mundësinë se incidenti do të parashihet si “krim paragjykim”, shkruan Metro.co.uk.
Këshilli amerikano-isalm në New York, tha në një deklaratë se një djalë 16-vjeçar është sulmuar jashtë Qendrës Komunitare myslimane në qytetin e Brooklyn-it pasi kishte marrë një pushim nga lutjet. /Insajderi.com