Rrahet gazetari shqiptar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Rrahet gazetari shqiptar

    Insajderi
    13 November 2022 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Adriatik Doci, është goditur me grusht ditën e sotme në Kamëz.

    Sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Kamëz, kanë administruar kallëzimin e bërë nga gazetari dhe janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

    “Rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën Bavaria, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38-vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar”, njofton policia.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /Ora News/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark