
Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrahim Ternava, ka premtuar mbështetje për dentistët.
Ai tha se do t’i mundësojnë dentistëve që të marrin pjesë në panaire ndërkombëtare në Evropë.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Poliklinikën “Ada Dent”, ku u takova me Prof. asc. Dr. Agron Bytyqi, kirurg maksilofacial, dhe Dr. Diturije Bytyqi, specialiste e ortodoncisë. 💡 Gjatë këtij takimi prezantova programin tim për shëndetësinë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të turizmit dentar në Fushë Kosovë”
“Premtoj që të gjithë dentistët nga komuna jonë do të kenë mbështetje për të marrë pjesë në panaire ndërkombëtare në Evropë, për të promovuar punën e tyre dhe për të sjellë pacientë të huaj në Kosovë për shërbime dentare”.
https://www.facebook.com/share/r/171fuMSiu9